Rrjeti kriminal i përbërë nga shqiptarë, merret prona luksoze me qera dhe brenda tyre ndërtonte shtëpi bari
Tetë shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle pasi akuzohet se kultivonin kanabis në tre banesa.
Të arrestuarit sipas mediave spanjolle janë të moshës nga 19 deri në 49 vjeç, ndërsa akuzohen se kishin kultivuar lëndën narkotike në tre vila luksoze në Valencia, për të mos u diktuar nga policia. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto prona policia zbuloi afro 1300 bimë kanabisi.
Agjentët e zbuluan rrjetin kriminal gjatë momentit që ata po blinin materiale të ngjashme me ato që përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike. Nga hetimet rezultoi se rrjeti kriminal i përbërë nga shqiptarë, merret prona luksoze me qera dhe brenda tyre ndërtonte shtëpi bari.
Për të evituar përplasjet me grupet rivale por dhe aksionet e policisë, ata procesin e tharjes së kanabisit e bënin në një banesë të posaçme larg zonës ku e kultivonin lëndën narktoike. E gjithë sasia e drogës më pas, sipas mediave spanjolle, shitej në qytete të ndryshme të qytetit të Valencias por dhe në zona të tjerë.
Tetë shqiptarët akuzohen për veprat penale të anëtarësim në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.





