Vritet me armë zjarri në Prishtinë, Liridona Murseli.

Viktima, është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli

Çifti Murseli, bashkë me dy fëmijët, ndodheshin në makinë kur dyshohet se u përballën me disa grabitës.

Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur në vend 33-vjeçaren.

Personat e dyshuar kanë lëvizur me një makinë tip “BMW” me targa të huaja.

33-vjeçarja u gjet pa jetë brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.

Identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërkohë që pritet hetim nga Prokuroria.