Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Qafë Bualli-Bulqizë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë automjeti tip “Ford” me drejtues një 61-vjeçar dhe një autobus, që drejtohej nga një 36-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, 61-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihën mjekësore. Nuk dihet ende se si është gjendja e tij. Nga ana tjetër, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ka shoqëruar 36-vjeçarin.