Pas më shumë se 1 jave prej përfundimit të përballjeve të Kombëtareve, që ishin programuar për t’u luajtur në mujani nëntor, organi më i lartë i futbollit, FIFA ka publikuar listën e përditësuar të renditjes së shteteve.
Pikët e marra në përballjet e fundit, kanë bërë që Kombëtarja e Uruguajit të fitojë më shumë pozicione.
Përfaqësuesja “Celeste” arriti të fitojë të dyja sfidat e këtij muaji teksa fllimsiht mposhtën skuadrën e Argjentinës, me rezultaitn e pastër 0 me 2 e më pas Bolivinë me rezultatin e thellë, 3 me 0, për t’u ngjitur nga vendi i 15-t, në të 11-tin.

Përsa i përket “Legjionarëve” tanë, dy barazimet ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe na kanë kushtuar shumë, duke u pozicionuar tashmë në vendin 62-të të renditjes ose e thënë ndryshme kemi humbur 3 pozicione në tabelë, që nga përditësimi i fundit.

Në krahun tjetër, Kosova arriti të marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 3 përballjet e nëntorit, respektivisht ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë, mirëpo humbja nuk është se ndikoi shumë, me “Dardanët” që janë ngjitur me plot 4 vende në renditjen e Kombëtareve.
Renditjen e të gjitha shteteve, mund ta shihni KËTU!
