Shefqet Hasa mbeti i vdekur gjatë ditës së sotme në Laknas, pas sherrit me fqinjin e tij Maliq Marku, në lidhje me kanalin e ujërave të zeza. Policia tha se autori u arrestua pas ngjarjes në banesën e tij si dhe u sekuestrua arma pa leje. Gjithashtu në konflikt e sipër mbeti i plagosur edhe një person tjetër, Besim Keça.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se viktima punonte si shofer në linjën e urbanit te Kamzës.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes





