Një 60 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi mbrëmjen e së enjtes.
Policia njoftoi se viktima është skeduar me dy emra. Thimi Deoboniku ose Prifti i Roladit Aleksandrës, i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.
Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur. Mësohet se 60-vjeçari ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike dhe falsifikim.





