SERBI – Ndaj Panathinaikos, Partizani pati një mbështetje të madhe nga tribuna, por edhe nga një “tifoz” i pazakontë. Bardhezinjtë mundën skuadrën greke në kohën shtesë në xhiron e 11-të të Euroligës .

Besojeni apo jo, mbrëmjen e së enjtes në tribunat e “Stark Arena” ishin 20.079 persona dhe një qen. Një qen i quajtur Čičak gjeti një hyrje në arenë ku tërhoqi shumë vëmendje. Čičko humbi të mërkurën nga pronarët në Altinë dhe 24 orë më vonë ai u pa në rrjetet sociale ku shpërndahen foto dhe video nga loja.

Tifozët padyshim ishin të kënaqur që qeni, i cili dukshëm e do shoqërinë dhe turmat, hyri në tribuna.

Të gjithë ata që e panë qenin nuk e dinin që pronari po e kërkonte. Sapo pa se ku ndodhej Çiçaku, erdhi në Arenë, por nuk mundi ta gjente.