Ekzekutohet në Lezhë Eno Nikulaj djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:30 minuta të së shtunës ( 2 dhjetor 2023) në dalje të qytetit të Lezhës, përballë ujësjellësit.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin” informoi mbrëmjen e sotme policia e Lezhës.

Si pasojë Eno Nikuaj është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore ku dhe ka ndërruar jetë.

Eno Nikulaj u ekzekutua brenda fuorstradës së tij të bardhë ML. Autorët janë larguar me BMË me ngjyrë gri e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Vrasja ndodhi gati 7 muaj pasi biznesmeni Ardian Nikuaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti.

https://youtu.be/CYXC4Yo3aIU