111 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua pak ditë më parë nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Por shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar bënë më shumë bujë për shkak të përplasjeve me policinë britanike dhe arrestimeve të ndodhura.

E pavarësisht këtyre, një tjetër sherr ka ndodhur gjatë festimeve të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në pamje shihet qartë momenti kur disa vajza shqiptare dhe me flamurin kuqezi mbi supe zihen duke i shkulur flokët njëra tjetrës dhe duke sharë.

Në sfond dëgjohet edhe zëri i policisë që iu kërkon vajzave të ndahen, ashtu si edhe personave të tjerë rreth tyre.

Mesa duket ky sherr është bërë shkak që policia të arrestojë disa prej shqiptarëve të mbledhur për të festuar.

Video JOQ: