FIER- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Fierit, ku viktimë mbeti 41-vjeçari, Elton Javori.

Një prej banorëve të lagjes “16 prilli”, ku ndodhi edhe ekzekutimi ka folur për mediat. Ai tha se i ndjeri banonte 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë. Banori shprehet se në momentin që dëgjoi krismat doli me shpejtësi nga kafja ku po hynte.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Nga i erdhi, Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Ky ka nënën dhe babanë këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”-”- u shpreh banori.

https://youtu.be/iVxmI3HVD7U