FIER- Dinamika e vrasjes së sotme që tronditi Fierin është zbardhur. Mësohet se policia si pistë kryesore të hetimit po mban sherrin që ndodhi disa ditë më parë mes Elton Javori, i cili u ekzekutua ditën e sotme dhe autorit Agim Gashi. Gjatë këtij sherri, me motive ende të parqarta, të dyja palët kanë kaluar në ofendime dhe sharje.

Dyshohet se Gashi e ka pritur Javorin pranë banesës se tij deri në momentin që ai është afruar. Pastaj ka me mjetin tip ‘Benz’ i ka dal përpara makinës ‘Porche’ që po udhëtonte viktima. Në momentin kur 41-vjeçari ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete dhe plumbi e ka kapur në qafe duke i shkaktuar gjakrrjedhje të shumtë.

I riu më pas ka ecur disa metra me makinë, më pas e kanë transportuar me urgjenc në spital. Por nga plaga e madhe, 41-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë që autori, sa ka qëlluar mbi viktimën është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.