Një tjetër aksident është regjistruar këtë të hënë në fshatin Qukës, ku janë përrfshirë dy auotmjete.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, ku pasi dy automjetet janë përplasur me njëra tjetrën, një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.
Policia vendore informon se ‘në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’.





