Një djalë 29 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes me thikë në Gjilan. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani duke konfirmuar lajmin tha se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në orën 21, në fshatin Dobërqan të Gjilanit, raporton noa.al.

Personi i plagosur me thikë u dërgua në urgjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të plagëve fatale ai ka ndërruar jetë.

“Personi me inicialet A.B., i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesore në kokë, të tjerat në gjoks e trup dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa në spital ka ardhur pa shenja jete”, ka thënë Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Policia tha se së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.