Policia e Lezhës jep detaje rreth përplasjes së dy motoçikletave në fshatin Fishtë.

‘Në aksin e vjetër rrugor “Lezhë-Shkodër”, në fshatin Fishtë, janë përplasur dy motoçikleta.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit K. B., 17 vjeç dhe Gerti Shtjefni, 22 vjeç, banues në Blinisht, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, si dhe shtetasi Gjon Frroku, 61 vjeç, banues në Fishtë i cili është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit’,informon policia.

https://youtu.be/b2_xlaKKMX4