Partizani “rrëmbeu” trofeun e Superkupës së Shqipërisë, pas triumfit 1-0 ndaj Egnatias. Në “Air Albania” vendosi një gol i Rrapajt, në pjesën e parë. Për të kuqtë, ky është suksesi i 3-të në histori, pas atyre të fituar në vitet 2004 dhe 2019.

I pari që ngriti trofeun ishte kapiteni Valentino Murataj, me festën në impiantin gjigand që ishte tërësisht e ligjshme. Partizani tashmë do të fokusohet në kampionat, teksa përballë do ketë Erzenin. Ndeshja është e programuar të luhet me 24 dhjetor.

Goli i Arinaldo Rrapajt erdhi pas një gabimi të portierit Sherri në pjesën e parë. Egnatia synonte ta bënte për herë të parë këtë trofe, por rrogozhinasit duhet të presin ende, pasi Partizani është fituesi i këtij edicioni të Superkupës. Të kuqtë e fitojnë për herë të tretë këtë trofe. Ku për herë të parë e kanë fituar në vitin 2004, ndërsa të dytin në verën e 2019-ës.

Tirana është rekordmenia e fitimit të trofeut të Superkupës, pasi këtë eveniment e ka fituar në 12 raste.

LIBRI I ARTË

I SUPERKUPËS

1989 – Dinamo

1990 – Flamurtari

1991 – Flamurtari

1992 – Elbasani

1993 – (nuk u zhvillua)

1994 – Tirana

1995 – (nuk u zhvillua)

1996 – (nuk u zhvillua)

1997 – (nuk u zhvillua)

1998 – Vllaznia

1999 – (nuk u zhvillua)

2000 – Tirana

2001 – Vllaznia

2002 – Tirana

2003 – Tirana

2004 – Partizani

2005 – Tirana

2006 – Tirana

2007 – Tirana

2008 – Dinamo

2009 – Tirana

2010 – Besa

2011 – Tirana

2012 – Tirana

2013 – Skënderbeu

2014 – Skënderbeu

2015 – Laçi

2016 – Kukësi

2017 – Tirana

2018 – Skënderbeu

2019 – Partizani

2020 – Teuta

2021 – Teuta

2022 – Tirana

2023 – PARTIZANI