Emocione të bukura dhe të papritura sot në ‘DWTS’.

Fifi performoi një këngë live por surpriza e madhe erdhi në fund të performancës.

Partneri i saj, Adisi u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë, iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, pyeti Adisi mes lotësh Fifin dhe përgjigja e saj ishte padyshim “Po”.