6 të plagosur në aksidentin në aksin Pogradec-Qafëthanë.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.
Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.’





