Xhemal Loka, i cili u arrestuar pas vet’helmimit të bashkëshortes së tij, ka mohuar të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.
Përpara hetuesve të çështjes 45 vjeçari, i ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin soccial TikTok, ku prej kohësh vuante psikologjikisht për shkak të denigrimit të figurës së saj.
Gjithashtu ai ka pranuar që ka pasur disa debate me të ndjerën, por pa ndikuar në një akt të tillë.
“ unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj qu iu bë dhe vazhdonte ti bëhej në TikTok dhe për kete kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo ti jape fund jetës, nuk di të them më shumë se aq”
Pavarësisht mohimit të ngjarjes, policia sqaron se ne celularin e Xhemal Lokës janë gjetur mesazhe fyese e video kërcënuese ndaj bashkëshortes së tij. Të tjera sms mendohet të jenë fshirë dhe po punohet për rikuperimin e tyre. Nderkaq po punohet edhe për identifikimin e personit që i hapi adresën false në rrjetin social TikTok.




