Vritet me armë zjarri një i ri në Vlorë

Gëzim Sinomati ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, ndërsa viktima po dilte nga banesa.

Rrethanat mbeten ende të paqarta.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.