TIRANË- Kuvendi i ka dërguar një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për humbjen e mandatit të deputetit të Arben Ahmetajt. Në shkresë, theksohet se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës për 6 muaj në seancat plenare pa arsye. Po ashtu Kuvendi i kërkon KQZ-së që të bëj plotësimin e vendit vakant të Ahmetajt.
Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet. Aktualisht ai ndodhet në kërkim nga GJKKO-ja, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se është në Britaninë e Madhe.





