Gabriele Mezini është konkurrenti i radhës në edicionin e tretë të Big Brother VIP.

Ish-futbollisti i Partizanit, tashmë do të nisë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai u prit me një atmosferë ndryshe, duke i rikujtuar kështu atmosferën e stadiumit.

Surpriza për të ishte edhe portieri i Partizanit Alban Hoxha. Ata realizuan një duet përpara se të futej në Big Brother VIP3.