Rike Roçi është banorja e katërt, e cila i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Aktorja 35-vjeçare, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë Europianit të futbollit në vitin 2016, do të jetë një ndër vipat e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Rike Roçi lindi në Durrës. Babai i saj, si shumë shqiptar në ato vite, zgjodhi emigrimin, duke u larguar me gomone drejt Italisë. Ishte 20 vjeç kur vendos të futet në Big Brother 6, por këtë herë ka vendosur ta sfidojë sërish veten dhe pse jo, ndoshta të fitojë.

Ajo ndodhet në një ambient jashtë shtëpisë, në pritje për të hyrë brenda saj si banore, teksa brneda e presin Drini Zeqo, Ilnisa Agolli dhe Meri Shehu.

Ai njihet si një nga aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri, ashtu si edhe babai i tij. Jul Deda ka ndjekur gjithmonë hapat e të atit, Zef Deda, teksa këtë herë do shfaqet ndryshe para publikut, si banor i “Big Brother VIP”.

“Thonë kush hyn i pari del i fundit”– tha Juli, teksa ndodhet brenda “Dhomës së rrëfimit”.

Juli është 42 vjeç dhe ka lindur në Shkodër, është aktor, komedian. I njohur për rolet e tij në “Portokalli”, “Apartamenti 2XL”. Me rolet e tij në kinematografi dhe Teatër, ka spikatur në gjininë e komedisë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Prej pak kohësh ai ka kaluar kohë të vështira, pasi ka humbur të atin, aktorin e njohur dhe të dashur të publikut shqiptar, Zef Deda.

“Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai do më mbështeste me të dyja duart. Para se të ndërronte jetë, më ka thënë mos ma prish fjalën, rri i qeshur dhe unë atje do jem i qeshur sepse, ishte dëshira e tij. Më ka marrë malli që ditën e parë kur ai iku nga kjo botë.”– tha Juli për të atin e ndjerë.

Dikur mahniste tifozët me talentin e tij, por fatkeqsisht një dëmtim e detyroi të braktiste ëndrrën e tij më të madhe, të ishte një futbollist profesionist.

Gabriele Mezini, i lindur në Tiranë më 5.02.1994, është ish-futbollisti, i cili sot i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”, si banori i rradhës i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ka 6 vite i tërhequr nga futbolli, ndërsa nuk ka shumë dëshirë t’i kthehet asaj historie që për të është e dhimbshme. Ai tha se tashmë emocionet e lojës së bukur i merr nga ekrani. Ajo është një nga personazhet më të njohura në Shqipëri, por sot nuk i ka thënë askujt se do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”.

Roza Lati dhe nëna e saj, Rita Lati kanë qenë gjithmonë të pandashme, por duket se këtë herë Roza ka vendosur të sfidojë veten, duke hyrë në BBVIP. Teksa Rita nuk e di për këtë vendim, ajo mendon se Roza ndodhet në Itali.

“I bukur i dheut? U të vdes unë për ty. O Ledion është në Itali Roza, apo më mashtroni ju mua. Po më mashtroni më duket. Unë nuk jam për aty, unë vdes për këto, jam e sëmurë për këto, rri deri në orën 2 të natës. Jemi ne personazhet e përditshme, lumturohem, qesh shumë kur i shoh. Për Luizin kam pirë ilaçe, problem është që unë dua humor aty, dua të qesh por aty nuk ka dhe prandaj nuk vi dot.

Roza ndodhet në Itali, ka hedhur lekë tek ‘Fontana di trevi’. E ke për Rozën? Unë nuk e përballoj dot Rozën aty, më pëlqen shumë por nuk e përballoj dot. Çpo bën me mua o ma. Jo jo mos më thuaj”– tha ajo, teksa nuk e dinte se Roza ndodhej në studion e BBVIP.

“O e vogla ime, e vogla imeee. Ma, tani…”– iu drejtua Roza nga studio.

“Po pse me kostum burrash me mami?”- tha Rita.

“Përderisa BBVIP e kanë fituar vetëm burra thashë po vishem si burrë. Kur ta kam thënë, nuk e ke pranuar, por dhe e ke vënë re se unë nuk bëja asgjë tjetër, nuk jam marrë me asgjë”– tha Roza.

“Po ku merr vesh kjo moj, ku të dëgjon ajo, ajo bën atë që unë i them jo”- tha Rita.

“Jam e lumtur që nuk shau. E vogla imë të kam shkruar një letër, gjithçka, çfarë duhet të bësh me qentë, me lulet e mija. I ke aty të gjitha”– tha Roza.

Ifshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri.

Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.

Sa i përket banorëve që rtashmë kanë hyrë, ai tha se i trembet Meri Shehut, teksa me Rike Koçin do të flirtojë, pasi ai shpreson që të gjejë dhe dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, ai tha se nuk ka lajmëruar askënd nga puna që po hyn në BBVIP, duke u kërkuar falje. Ai kishte dhe porosi për opinionistët, teksa tha: “Ti Arbër je limotoz po më shave… ndërsa ti Ori, më shaj, thuaj çfarë të duash“.

I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri.

Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.

Sa i përket banorëve që rtashmë kanë hyrë, ai tha se i trembet Meri Shehut, teksa me Rike Koçin do të flirtojë, pasi ai shpreson që të gjejë dhe dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, ai tha se nuk ka lajmëruar askënd nga puna që po hyn në BBVIP, duke u kërkuar falje. Ai kishte dhe porosi për opinionistët, teksa tha: “Ti Arbër je limotoz po më shave… ndërsa ti Ori, më shaj, thuaj çfarë të duash“.

Ai tërhoqi menjëherë vëmendjen me një veprim të pazakontë. Teksa banorët e tjerë ndodheshin në living duke folur me njëri-tjetrin, ai hyri në shtëp dhe hiqi atletet. Më pas, iu drejtua banorëve duke u thënë se shtëpia është e re dhe është bërë gjithë ai investim, prandaj nuk mund të hynin me këpucë. Kjo shkatoi të qeshura tek banorët.

Deri më tani, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë Drini Zeqo, Meri Shehu, Ilnisa Agolli, Julian Deda, Gabriele Mezini dhe Roza Lati.