Mediet greke kanë zbardhur dëshminë tronditëse të 18 vjeçares shqiptare që u përdhunua dhe u shantazhua nga vëllai i njerkës Erion Pelivani, 33 vjeç që kur ishte 9 vjeçe.

Ajo ka rrëfyer vitet e errëta dhe momentin kur i tregoi të atit se ishte abuzuar. Në rrëfimin e saj, 18 vjeçarja thotë se babai e ka përqafuar dhe i ka thënë asaj që të denoncojë këtë që i ka ndodhur.

“I thashë babait se dikush më ngacmoi që në moshën 9-vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12-vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi. Ai reagoi shumë gjakftohtë dhe më tha se do të jetë pranë meje. Më tha të gjeja guximin të shkoja te një avokat për ta denoncuar”.

Ajo tregon se fillimisht babait nuk ia përmendi emrin e vëllait të njerkës.

“Më pyeti se kush ishte por nuk pata guxim t’i tregoja. Avokati më tha të filloja të shkruaj atë që më kishte ndodhur. Kam vizituar një specialist. Babai ishte gjithmonë pranë meje, duke qarë, duke ndier keqardhje për atë që më ndodhi. Ai donte të më mbronte, më përqafoi, më puthi. Ai këmbënguli që unë t’i tregoja se kush është.”

Me figurën e të atit që qante shpesh dhe e bënte veten fajtor për abuzimin që i kishte ndodhur të bijës, 18 vjeçarja një mëngjes vendosi që t’i tregojë babait të saj emrin e përdhunuesit që solli dhe më pas vrasjen e tij.

“Babai im vazhdimisht qante dhe fajësonte veten për atë që më ndodhi. Më erdhi keq për të dhe i thashë se është vëllai i njerkës sime, gruas së tij të dytë. Me të dëgjuar këtë, ai u trondit. Atëherë ai insistoi edhe më shumë që të vazhdoja me rrëfimin. I kërkova kohë për të folur me psikiatrin dhe dukej se ishte dakord. Mësuesja ime erdhi në shtëpi dhe i kisha treguar më parë se çfarë po ndodhte, por jo në detaje rreth një vit më parë, kur i kisha thënë edhe motrës sime. Në zyrën e avokatit, babai dukej i shqetësuar, i shqetësuar, i mërzitur. Nuk e kisha parë kurrë më parë kështu”, është shprehur vajza.

Ndërsa në lidhje me shantazhin që 33 vjeçari i ka bërë asaj ndër vite, 18 vjeçarja është shprehur:

“Në çantë kisha 1000 euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë, ai më tha se i kishte marrë nga çanta ime dhe nuk do të më shqetësonte më. Iu luta të mos bënte asgjë me videon. Të nesërmen kuptova se kishte lënë rreth 150 euro nga paratë që kisha në çantë. Kisha frikë prej tij. Kisha frikë se mos më bënte keq mua, motrat, babain”, shtoi 18-vjeçarja.

Në dëshminë e saj 18-vjeçarja ka rrëfyer edhe momentin kur kuptoi se babai i saj e kishte vrarë përdhunuesin, pasi kishte mësuar gjithçka. Vajza ka shkruar në një fletore gjithçka që i ka ndodhur duke nisur që nga ngacmimi i saj i parë seksual nga njerku duke parë një film në shtëpi.