LEZHË-Ekspertë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, zbarkuan këtë të mërkure në Lezhë. Ata morën në pyetje 28-vjeçarin Ruben Saraiva, i vënë në akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari Portugez u shoqërua nga burgu i Reçit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Pasi është njohur me dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë në vrasje, në prani të mbrojtësit ligjor të caktuar nga shteti, Ruben Saraiva u pyet me detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Burime bëjnë me dije se ai ka mohuar sërish të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit, duke thënë se ka qenë për pushime në Shqipëri.

https://youtu.be/HPWA4dvTQFc