ARABI SAUDITE – Napoli është skuadra e parë finaliste në Superkupën e Italisë teksa në Riyadh, të kaltrit mposhtën me rezultatin 3-0, Fiorentinën. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ëalter Mazzarri iu fal nëj goli të Giovanni Simeones në fraksionin e parë të lojës. Argjentinasi pasi mori një top nga Juan Jesus nuk gaboi përballë portierit Terraçiano dhe ndëshkoi skuadrën vjollcë.
Në vijim, Fiorentina tentoi të reagonte dhe në fakt e gjeti golin me Beltran, por me ndërhyrjen e sistemi VAR, festa u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Në fundin e pjesës së parë, Fiorentina pati edhe shansin e artë për të barazuar shifrat. Ikone fitoi një penallti të cilën e mori vetë përsipër, por gaboi në mënyrë trashanike.
