Teksa vendi ynë po përballet me një mot të keq, me reshjë shiu dhe bore, ARRSH informon mbi situatën në terren.

Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të borës në zonat veriore, por është rritur në juglindje.

Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën veriore, por është rritur në zonën juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë.
Aksi Qafë Thanë-Doganë është përfshirë nga erë e fortë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Sipas ARRSH, Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Ndërsa qarkullimi vijon pa probleme, ARRSH bën apel për drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur të udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në Korçë:

Teksa qarku i Korçës po përballet me reshje intensive bore, trashësia e saj ka shkuar nga 25 deri në 50 cm.Edhe përgjatë natës reshjet e borës kanë qenë me intensitet të lartë, shoqëruar dhe nga era e fortë. Mësohet se në rrugës e Rruga e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar 50 cm.

Ndërkohë temperaturat minimale gjate natës kane qenë shumë të ulta, deri në – 6, ndërsa aktualisht termometri shënon -2. Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre autoritetet kanë punuar pa pushim në të gjitha akset. Raportohet se në aksin Korçë-Ersekë kanë punuar 5 borëpastruese, në aksin Korçe-Dardhë 3 borepastruese dhe në aksin Korçe -Voskopojë 2. Aktualisht po punohet për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës, ndërsa rrugët lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, janë hapur dhe kalohen me zinxhirë. Sakaq, në majën e Mashkullorës bora ka arritur në mbi një metër trashësi dhe po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig. Ndërkohë sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim, ndërsa për drejtuesit e mjeteve rekomandohet të përdorin goma dimërore, të pajisen me zinxhirë dhe të reduktojnë shpejtësinë kur kalohet në zona me deborë. Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu fshatrat; Çlirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë, Novoselë.

Në Dibër:

Mbrëmjen e kaluar janë ndërprerë reshjet e borës në të gjithë Qarkun Dibër ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Problematike situata mbetet në zonat rurale të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella.

Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj-Burrel- Klos është e kalueshme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akulli në byppasin e Murrizit. Rruga Bulqizë – Peshkopi është e kalueshme, ajo Peshkopi – Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Reshjet e borës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji.

https://youtu.be/Knd0pv-P0g4