Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka zgjatur vetëm 20 minuta ku nuk munguan pamjet nga aksioni i opozitës, i ndërmarrë prej disa muajsh.

Në rendin e ditës ishte votimi i ligjit që do të rikthente pas 5 vitesh bastet online, por ky i fundit u hoq nga rendi gjatë seancës.

Përveç opozitës, vëmendje mori dhe një protestë e qytetarëve, para parlamentit, kundër marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

Teksa Garda i pengonte të futeshin në sallën e Kuvendit, deputeti opozitar, Flamur Noka ka shkuar me miell me vete dhe ua ka hedhur atë në fytyrë punonjësve të gardës.

Nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula u shfaq ndryshe në Kuvend, i veshur me pankarta bastesh online dhe në sallë u hodhi para false ministrave dhe deputetëve socialist, në shenjë proteste kundër ligjit për bastet online.

Ndërsa deputeti tjetër opozitar, Edi Paloka dogji na sallë rregulloren e Kuvendit, ndërsa jashtë shtroi në shkallë disa viza të bardha me miell.

Deputeti Flamur Noka ka i ka reaguar ashpër deputetit Lulzim Basha, kur ky i fundit ka dalë nga seanca plenare duke e quajtur atë mercenar dhe të pabesë.