Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbuluar në një familje shqiptare në Greqi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin Egina, ku është arrestuar 36-vjeçari Delin Beqiri, i cili akuzohet nga thjeshtra e tij se e ka përdhunuar që prej vitit 2013.

E reja, tashmë 25 vjeç, pretendon se njerku ka abuzuar me të që në momentet e para kur ka nisur lidhjen me nënë e saj, 50-vjeçaren Dhurata Shpati. Në dëshmi, ajo shprehet se Beqiri e kërcënonte që të mos tregonte për abuzimin përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00:00 – 00:30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.

Vajza gjithashtu e denoncoi 36-vjeçarin për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatit i janë sekuestruar edhe 3275 euro. Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjeçares.