Detaje nga vrasja e dy shqiptarëve dhe dy të plagosur pas të shtënave me armë në Itali.
Sipas informacioneve të publikuara në mediat e huaja, përplasja me armë ka ndodhur në një lokal, mes mes shqiptarëve dhe disa marokenëve.
Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri drejt shqiptarëve.
Video e marrë nga Corriere Della Sera
Një prej tyre 22 vjeç mbeti i vdekur në vend, ndërsa një tjetër shqiptar ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Dyshohet se përplasja ka ndodhur për larje hesapesh pasi dyshohet se ishin të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës dhe prostitucionit.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat italiane, viktima ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë.
Sipas mediave italiane një person është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




