Një argjendari në Tiranë është vjedhur gjatë natës. Sipas burimeve autori ka marrë sende me vlerë, të cilat kapin shumën 10 milionë lekë.
Sipas informacioneve hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.





