HIMARË-Jorgo Goro, Kryetari i Bashkisë së Himarës është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK bashkëme 4 zyrtarë të tjerë.

Prangosja e Goros vjen për llogari të një hetimi të nisur pas një kallëzimi të Alfred Belerit ndaj Goros për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Ish-kryebashkiaku është arrestuar në Dhërmi nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij.