KATAR – Një garë shumë e bukur e sportistit 19-vjeçar Arian Kumi në finalen e garës Trap Olimpik në kampionatin kualifikues të shotganit në Katar.

Ariani ishte në një finale me 5 sportistët më të mirë të botës, ku vetëm dy kuota u shënuan në këtë finale.

Në përfundim të 25 gjuajtjeve, sportisti i ri shqiptar u renditur i 6-ti. I urojmë Arianit të vazhdojë me suksese të reja në garat e tjera, duke na bërë krenar për sukseset e këtyre sportistëve të rinj.