Policia, FNSH dhe RENEA, po ushtrojnë kontrolle në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit.
Raportohet se policia ka ‘zbarkuar’ për kontrolle dhe në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.
Po ashtu, kontrolle po ushtrohen dhe në banesat e personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj.
‘Mbreti’ i lojërave të fatit, rezulton i zhdukur prej 1 viti, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste, për krim të organizuar dhe bëhet për operacion që po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën.
Në Tiranë në Fresk ka pasur kontrolle, pranë shkollës “Luan Hajdaraga”.
Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK po zhvillohet një aksion në disa qytete, përfshirë edhe Lezhën.
Forcat e policisë që kanë zbarkuar në Lezhë, në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve), ku po ushtrohen kontrolle në një pallat në Lezhë.
Sipas burimeve, po ekzekutohen disa vendime të SPAK miratuar nga GJKKO. Ende nuk dihet se për hetimi bëhet fjalë.





