Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kuç-Qeparo, ku raportohet se një grup çiklistësh janë përplasur gjatë turit.
Çiklistët ishin duke zhvilluar etapën e katër të turit nga Vlora në Himarë, Llogara dhe Qeparo, kur janë përplasur, sipas informacioneve paraprake, me njëri-tjetrin
Raportohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit me ambulanca.
Në këtë tur marrin pjesë çiklistë të huaj dhe shqiptarë.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia e Vlorës.
