GREQI- Është publikuar fotoja e 45-vjeçarit që u ekzekutua mesditën e sotme në Athinë nga një atentat. Irakli Davella dyshohet u qëllua me armë zjarri nga persona të maskuar jashtë ambienteve të një lokali.
Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e tij. Davella rezultonte pronar i disa bizneseve në Greqi dhe Shqipëri. Ai ishte i njohur për lidhjet dhe miqësitë e tij me personazhe të krimit që ishin në shenjestër të autoriteteve greke.
Davella rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.






