VANUATU- Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.3 ballë goditi ishujt Vanuatu duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Më tej bëhet me dije se nga tërmeti ka humbur jetën një person. Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar një alarm cunami në arkipelagun e Oqeanit Paqësor.
Videot e publikura tregojnë dëme të mëdha në një ndërtesë që strehon misionet diplomatike të huaja, përfshirë ato të SHBA-së dhe Francës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit të ishullit, Port Vila dhe thellësia qendrore ishte 43 kilometra në zonën detare.
Banori i Vanuatu, Michael Thomson i tha AFP se ai pa trupa në kryeqytet. Ai foli gjithashtu për ura të shembura dhe rrëshqitje dheu dhe theksoi se rrjetet telefonike dhe aksesi në internet janë ndërprerë.
Ai tha gjithashtu se kaloi afër “trupave të vdekur” ndërsa ecte nëpër qendër të qytetit. Ambasada e SHBA-së në Vanuatu është vendosur të qëndrojë e mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm pasi ndërtesa ku ndodhet ajo ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Dëme raportohen edhe në zona të tjera të kryeqytetit dhe të vendit. Tërmetet e forta janë mjaft të zakonshme në Vanuatu, një arkipelag me 320,000 njerëz mbi të ashtuquajturën unazë zjarri të Oqeanit Paqësor, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv. Vanuatu është ndër vendet më të cenueshme ndaj fatkeqësive natyrore në shkallë globale, qofshin tërmete, stuhi, përmbytje apo cunami, sipas Raportit të Rreziqeve Globale të Mercer 2024.
Lots of damage in Port Vila, Vanuatu.
A small tsunami of 1 meter wave reached Port Vila, it was adviced to move to higher ground.
Many reports of landslides in Vanuatu. pic.twitter.com/cS8iTYAJaq— Disasters Daily (@DisastersAndI) December 17, 2024
