Gjatë natës së kaluar janë regjistruar reshje intensive dëbore në Korçë dhe verilindje të vendit.

Akset nacionalë Korçës-Kapshticë,Korçē- Pogradec -Qafēthanë dhe Korçē -Ersekë- Leskovik qarkullohen pa vēshtirësi. Në segmentet rrugorë qē lidhin Korçën me Voskopojën dhe Boboshticën me Dardhën ka prezencë bore dhe mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore. Po ashtu prezencë bore ka edhe në aksin Zëmblak- Dogana e Gorricës,ku po punohet nga subjektet kontraktore për kriposjen dhe mbajtjen hapur të rrugës.

Në zonat urbane vijojnë reshjet e shiut me intesitet të ulët.

https://youtu.be/ZZnI88Nebc0