Tiranë – Një burrë u gjet i vdekur pak minuta më parë në periferi të Tiranës dhe policia konstatoi se ai ishte vrarë.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Policia tha se është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.