Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesë në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Bëhet fjalë për dy të moshuar, vëllezër, të moshës 90 vjeç.

Për momentin dyshohet se vdekja e të moshuarve Sabri dhe Novrus Velaj, në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ka ardhur nga asfiksimi.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Korçë

Një 78 vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.

78 vjeçari sipas informacioneve kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/cpsQHo59m-s