Myanmar, March 29, 2025 – Already devastated by civil war, Myanmar is now grappling with the aftermath of a catastrophic 7.7-magnitude earthquake. The latest reports indicate that over 1,644 people have lost their lives, but fears persist that the real number could reach into the thousands.
So far, 3,408 people have been reported injured, and 139 are still missing. Myanmar, formerly known as Burma, has been engulfed in turmoil since the military took power from the elected government of Aung San Suu Kyi on February 1, 2021, sparking widespread opposition.
After peaceful protests were violently suppressed, many junta opponents took up arms, turning vast regions of the country into conflict zones. Before the earthquake struck, the United Nations estimated that hundreds of thousands of civilians had been displaced by internal fighting, with around 18.6 million in need of humanitarian assistance. In response to the disaster, military leaders have made a rare appeal for international aid, with China and India being among the first to respond.
In Mandalay, Myanmar’s second-largest city and the earthquake’s epicenter, rescue workers are struggling to free trapped victims.
“There are seven people under the rubble. We’ve been trying all night to get them out, but we need heavy machinery. They are calling out; we can hear their voices, but we don’t know exactly where they are. Only large machines can move the debris so we can rescue them alive,” said a rescue worker.
Emergency teams told the BBC that they are digging with their hands to save survivors. Special acoustic equipment has helped locate victims, but unstable structures and massive piles of debris have severely hampered rescue operations.
The disaster’s impact has also reached neighboring Thailand. In a collapsed under-construction skyscraper—whose dramatic fall was captured in viral footage—at least 15 survivors have been spotted under layers of rubble between 5 and 10 meters thick. Six people have been confirmed dead, and 100 construction workers remain missing.
According to the Helmholtz German Research Center and the U.S. Geological Survey (USGS), Friday’s earthquake had a magnitude of 7.7, followed 12 minutes later by another quake measuring 6.4. The quake’s source was approximately 10 kilometers deep. Tremors were also felt in parts of China, India, and Bangladesh, with China’s Yunnan province particularly affected, according to state media reports.
Mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur nga tërmeti shkatërrimtar në Mianmar
Mianmar, 29 Mars 2025 – I dërrmuar nga lufta civile dhe tani edhe nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.7, Mianmari po numëron viktimat. Bilanci paraprak tregon se mbi 1644 persona kanë humbur jetën, por frika është se shifra reale mund të arrijë në mijëra.
Deri tani, raportohet për 3,408 të plagosur dhe 139 persona të humbur. Mianmari, i njohur më parë si Burma, po përjeton trazira të vazhdueshme që prej marrjes së pushtetit nga ushtria më 1 shkurt 2021, duke nxitur një opozitë të gjerë popullore.
Pas shtypjes me dhunë të demonstratave paqësore, kundërshtarët e juntës ushtarake morën armët, duke shndërruar pjesë të mëdha të vendit në zona konflikti. Para tërmetit, Kombet e Bashkuara vlerësonin se qindra mijëra civilë ishin zhvendosur nga luftimet dhe rreth 18.6 milionë persona kishin nevojë për ndihmë humanitare. Liderët ushtarakë tani kanë bërë një thirrje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare, ku Kina dhe India ishin të parat që iu përgjigjën.
Në Mandalay, qytetin e dytë më të madh dhe epiqendrën e tërmetit, punonjësit e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat, por përballen me vështirësi të mëdha.
“Këtu janë 7 njerëz nën rrënoja, të cilët është tentuar gjatë gjithë natës që t`i nxjerrim, por kemi nevojë për makineri të mëdha. Ata thërrasin, ua dëgjojmë zërat, por nuk e dimë se ku janë. Vetëm falë makinerivë të mëdha mund të lëvizen grumbujt e inerteve në mënyrë që të nxjerrim gjallë njerëzit prej andej”, shprehet një punonjës shpëtimi.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë thanë për BBC-në se janë duke kërkuar me duar për të shpëtuar të mbijetuarit. Pajisjet e posaçme zanore kanë ndihmuar në lokalizimin e tyre, por nxjerrja nga rrënojat mbetet sfidë për shkak të strukturave të paqëndrueshme dhe grumbujve të mëdhenj të mbeturinave.
Pasojat e katastrofës janë ndjerë edhe në Tajlandën fqinje. Në një qiellgërvishtëse në ndërtim që u shemb, janë pikasur të paktën 15 persona ende gjallë nën rrënoja, ndërsa 6 janë konfirmuar të vdekur dhe 100 punonjës ndërtimi rezultojnë të zhdukur.
Sipas Qendrës Gjeokërkimore Gjermane Helmholtz dhe Observatorit Amerikan të Tërmeteve (USGS), tërmeti të premten kishte magnitudë 7.7 ballë, ndjekur 12 minuta më vonë nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.4. Burimi i tërmetit ishte rreth dhjetë kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kinë, Indi dhe Bangladesh, me provincën Yunnan të Kinës që u prek veçanërisht, sipas televizionit shtetëror kinez.
