Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku për pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçare shqiptare. Viktima është identifikuar si Merita Qemali. Ajo u aksidentua të martën në mesnatë në në Autostradën 14.
Gruaja po udhëtonte në një Ford station Wagon, duke u drejtuar për në Chiaravalle, së bashku me partnerin e saj 49-vjeçar, djalin e tij 10-vjeçar dhe motrën e saj 47-vjeçare. Katër pasagjerët po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve në Siçili.
Makina e tyre u përplas me një kamion në tunelin Montedomini, midis Ancona Sud dhe Ancona Nord, pak para daljes për në Castelferretti dhe Chiaravalle. Ata ishin vetëm pak larg shtëpisë kur ndodhi aksidenti nën tunelin Montedomini.
Kamioni, i drejtuar nga një grua rumune po udhëtonte me shpejtësi të ulët për shkak të një gome të shfryrë. Përplasja ishte jashtëzakonisht e fortë, duke shkatërruar plotësisht pjesën e përparme të Fordit.
Dy pasagjerë mbetën të bllokuar në makinë dhe u nxorën nga zjarrfikësit. Shoferi 49-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Torrette dhe mbetet në gjendje kritike; kunata e tij iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjithashtu në gjendje kritike.
Fëmija është në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Mbetet e paqartë nëse kamioni kishte dritat e ndezura dhe nëse mund të ishte ndalur në mënyrë të sigurt para tunelit.




