Hyri për të vjedhur, ngec në dritare dhe vdes hajduti në Fier.
Ngjarja ndodhi në lagjen “8 Shkurti”.
Sipas burimeve zyrtare, viktima është Ilir Zarka, 47 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën gjatë një tentative për të hyrë në një banesë.
Ngjarja ndodhi gjatë natës, kur 47-vjeçari tentoi të hynte në një banesë përmes dritares, por mbeti i bllokuar, duke gjetur vdekjen në vend.
Banesa i përket shtetasit Uan Lule, i cili prej disa javësh ndodhet në Greqi pranë familjes së tij. Shtëpia ruhej nga persona të afërt, të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fier, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.





