Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike për dy ditë.

Sipas të dhënave, orët e mbetura të kësaj së mërkure dhe dita e enjte, do të karakterizohen nga reshjet e shiut në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Sot pasdite, e mërkurë, datë 15 dhe nesër, e enjte, datë 16, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperatura:

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– në bregdet: 14 / 23 °C

– në vendet e ulëta: 11 / 25 °C

– në vendet malore: 9 / 20 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.