TEPELENË, 21 prill 2026 – Janë zbardhur identitete të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një 30-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Endri Goxhaj, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Supe”. Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri nga Donald Nela, 29 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i krimit me automjet.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, Dali Nela, 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet bëjnë me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.





