Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përfshirë në përplasje zinxhir, ku mjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur fillimisht me automjetin që drejtohej nga shtetasi V. X., dhe më pas me një tjetër automjet me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., i cili udhëtonte si pasagjer në një prej automjeteve.

Nga përplasja janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.