KORÇË- Nikolla Nunka, kirurgu i arrestuar nën akuzën për ngacmim seksual 21-vjeçares, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se mjeku ka shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit.
Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së EKG-së, kardiologët konfirmuan se Nunka vuan nga probleme kardiake, duke vendosur shtrimin e tij të menjëhershëm në spital.
Aktualisht Nunka ndodhet nën monitorim mjekësor, ndërkohë, mbetet mbetet ende e paqartë nëse seanca për caktimin e masës së sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme, do të zhvillohet në ambientet e spitalit.





