Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se 60% e arsimtarëve janë të vaksniur, ndërkohë që pjesa tjetër duhet që të vaksinohet me detyrim gjatë muajit shtator. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, nëse do të ketë masa si pezullim nga puna për ata që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, Manastirliu tha se nuk është ky qëllimi parësor.

‘Një mësues i pavaksinuar në një klasë dhe që nuk mban maskën infekton gjysmën e klasës, rreziku për të shpërndarë infeksionin është shumë i lartë, në momentin kur nuk vaksinohesh apo nuk mban maskë. Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave, është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Është një përpjekje për të shpëtuar jetën, jetën e atyre që shërbejnë. Shtatori do të jetë një muaji i hapur, ku puna nuk do të ndalet që të rrite mbulesa vaksinale. Janë 60% e arsimtarëve të vaksinuar. Nuk mund të rrezikojmë, që të infektojnë njëri-tjetrin. E vetmja armë efikase që kemi është vaksinimi. Këto 30 ditë do të jenë ditë të vaksinimit për të gjitha këto grupe.’- tha Manastirliu.