Iliri dhe Sabiani nisën një shoqëri brenda shtëpisë së BBV. Ata kanë vendosur ta vazhdojnë shoqërine e tyre edhe pas mbarimit të emisionit.
Sabiani doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” disa javë përpara finales duke lënë mikun e tij të ngushrë ta vazhdojë lojën i vetëm.
Ai e ka mbështetur Ilirin deri në fund të lojës dhe pas daljes nga shtëpia shkoi takoi direkt prindërit e Ilirit dhe më pas kur erdhi vajza e Ilirit nga Italia për surprizën, Sabi u kujdes si të ishte vajza e tij.
I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live ” në festën e madhe që u mbajt të hënën te “Plaza” në lidhje me fitoren e mikut të tij ai u përgjigj :
Gazetari: Si u ndjeve që fitoi Iliri? Sabiani: Fitoi Iliri, fitoi Sabiani. Akoma nuk kemi bërë plane. Gazetari: Të dha ndonjë lek?
Sabiani: Pyetja më fal për shprehjen , më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush.