Një adoleshent 17-vjeçar është vënë nën hetim në Fier, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një moshatare.

Policia njofton se denoncimi ne ka bërë vetë e mitura, e cila shprehet se adoleshenti ka kryer marrëdhënie me dhunë me të. Pritet rezultati i ekspertizës mjekësore për të zbuluar nëse akuzat e vajzës janë të vërteta, teksa bashkëmoshatare është proceduar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet për të verifikuar kallëzimin”, njofton policia.

Një rast i rëndë abuzimi me të mitur dyshoeht se ka ndodhur edhe në Divjakë, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një 14-vjeçare. 35-vjeçari është arrestuar, teksa e mitura po u nështrohet kontrolleve mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. A., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare”, thuhet në njoftim.