Aksident, përplasen dy makina, ndërron jetë një prej shoferëve

Berat, 11 prill 2025 – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku për pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, kur janë përplasur dy automjete: njëra me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, dhe tjetra me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Nga përplasja, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Accident, two cars collide, one driver loses his life

Berat, April 11, 2025 – A serious road accident occurred this morning in the village of Moravë, Berat, resulting in the death of a 50-year-old man.

According to preliminary police information, the accident happened around 07:30 AM, involving two vehicles: one driven by citizen F. P., 31 years old, and the other by citizen E. I., 50 years old. The 50-year-old suffered severe injuries and was transported to the hospital, where he later passed away due to the wounds.

Police arrived at the scene, and the investigative team is working to clarify the causes and circumstances of the incident.